Griezmann shumë afër Barcelonës!

Futboll

Griezmann shumë afër Barcelonës!

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 16:02
Antoine Griezmann

Mediat ndërkombëtare raportojnë se sulmuesi i kombëtares së Francës, Antoine Griezmann, njëherësh i Atletico Madridit, është shumë afër liderit të Spanjës, Barcelona. Ai pritet të jetë goditja e madhe e Barcelonës në afatin kalimtar të verës së ardhshme. Prej kohësh kanë nisur kontaktet me sulmuesin francez të Atleticos së Madridit, madje së fundmi sipas asaj që raporton “Le10Sport”, Barcelona ka arritur akordin me lojtarin mbi termat e kontratës. Griezmann dëshiron me çdo kusht të transferohet te Barcelona, por tashmë katalanasit duhet të bindin Atleticon me një ofertë joshëse për të lënë të lirë 26-vjeçarin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat