Loshaj: Nuk patëm fat

Futboll

Loshaj: Nuk patëm fat

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 18:13
Kosova U-21

Kombëtarja e Kosovës U-21 ka barazuar pa gola (0:0) si mysafire kundër Azerbajxhanit, në ndeshjen e zhvilluar në Baku. Djemtë e Rafet Prekazit u angazhuan maksimalisht, e qarkulluan topin dhe në periudhën më të madhe të lojës e mbajtën kundërshtarin nën presion, duke krijuar edhe disa mundësi të mira shënimi, por që nuk arritën të gjejnë rrugën e golit. Qysh në minutën e Kosova pati mundësi të kalojë në epërsi, por gjuajtjen e Mirlind Dakut e priti portieri azer. Në minutën e 28-të Feka u përpoq ta gjejë golin nga distanca, por gjuajtja e tij shkoi mbi portë. Në anën tjetër azerët kërcënuan në minutën e 31-të, kur Jafarov depërtoi mjaft mirë, por në momentin e duhur reagoi Ardian Ismajli, duke evituar rrezikun.

Në minutën e 37-të edhe Broja pati rast të mirë pas harkimit të Krasniqit, por gjuajtja e tij me kokë shkoi mbi portë. Dy minuta më vonë edhe Florent Hasani provoi gjuajtjen nga distanca, por topi shkoi mbi portë.  Loja e mirë e tanëve vazhdoi edhe në pjesën e dytë. Në minutën e 47-të Lirim Kastrati i posa inkuadruar e shërbeu shumë mirë Hasanin, por gjuajtja e tij nuk ishte aq e fortë sa për ta mposhtur portierin. Kastrati depërtoi mjaft mirë edhe në minutën e 54-t por Broja për pak nuk arriti të gjuajë nga afërsia. Në mundësi të mira ishin edhe Bytyçi (61’) dhe Shabani (78’) por gjuajtjet e tyre nga distanca nuk e arritën cakun. Në minutat e fundit përkundër angazhimit maksimal dhe epërsisë numerike në fushë, lojtarët tanë nuk arritën të gjejnë golin e shumëdëshiruar.

Futbollisti Florian Loshaj, tha se: “Patëm shumë raste, por nuk patëm fat. Sikur të shënonim gol në fillim do të kishim  më shumë hapësira sepse do të ishin nën presion. Ne defensivë kemi qenë më mirë. Me këtë lojë mundemi të përparojmë shumë në të ardhmen. Me rëndësi është që të gjithë po e dimë se çka duam dhe tash ndeshje pas ndeshjes do të luajmë më mirë”. Ardian Ismajli, thotë se dominuan. “Ka qenë një ndeshje jashtëzakonisht e mire. Kemi dominuar gjatë gjithë kohës po na mungoi fati dhe goli. Jemi në rrugë të mirë i gjithë ekipi në çdo aspekt dhe besoj që në të ardhmen do të korrim shumë suksese tjera”, tha Ismajli.

Azerbajxhani – Kosova  0:0  (0:0)

Stadiumi: Dalga Arena – Baku.

Gjyqtarë: R. Tarajev, H. Reinvald, N. Neemlaid e E. Saar

K.V. Mustafazede, krivostyck e Sadigov të (Azer)e Voca, Broja. (Kos)

K.K. Krivostyck s Sadigov të  Azerbajxhanit.

Azerbajxhan: Ozhitay; Tashgin, Krivotsyuk, Mustafazade, Baloglu, Aliyev, Shahverdiyev, Nasirov, Jafarov (Mamedli -Nabiyev), Safarzade (Sadogov) dhe Muradov.

Kosova: Bekaj; Kolgeci, Ismajli, Feka, Hasani, Broja, Bytyqi, Jashari (Voca), Daku (Kastrati), Krasniqi, Loshaj (Shabani).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat