Presidenti i La Ligas: Messi e ka rinovuar kontratën me Barcelonën

Futboll

Presidenti i La Ligas: Messi e ka rinovuar kontratën me Barcelonën

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 18:46
Lionel Messi

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas, ka thënë se Lionel Messi e ka nënshkruar tashmë kontratën e re me Barcelonën.

Argjentinasi ka qenë pjesë e një zhurme të madhe në muajt e fundit, ku flitej së ai nuk ka vazhduar me Barcelonën.

E zhurma më shumë u shtua, kur Neymar kaloi te Paris Saint-Germain.

“Kontrata e Messit tashmë është rinovuar”.

“Kontrata është zyrtare kur ajo nënshkruhet, jo kur klubi e bënë zyrtare që është nënshkruar”.

“Messi ka nënshkruar tashmë me Barcelonën, nëse nuk më kan gënjyer, ai ka nënshkruar”, ka thënë Tebas.

Messi ka treguar se dëshira e tij është që të vazhdojë me Barcelonën dhe për Evropë nuk do të luajë në asnjë skuadër tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat