Coutinho ishte pranë largimit nga Liverpooli

Futboll

Coutinho ishte pranë largimit nga Liverpooli

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 19:07
Philippe Coutinho

Philippe Coutinho ishte pranë largimit nga Liverpooli këtë verë, por me insistim të trajnerit Jurgen Klopp, ai mbeti pjesë e “The Reds”, të paktën deri në përfundim të këtij stinori.

Ai tani ka ndryshuar mendim dhe thotë se është i lumtur në Angli.

“Jam duke luajtur në njërën prej ligave më ë forta në botë dhe ky është një nder për mua”, ka thënë Coutinho për gazetën Marca.

“Jam shumë i lumtur, por tani fokusi im është vetëm për kombëtaren braziliane dhe pasi të kthehem në Angli do të mendoj vetëm për Liverpoolin”.

“Momentalisht jam shumë i lumtur me jetën këtu”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat