Sahiti: Kjo fitore, një çlirim për futbollistët në aspektin emocional

Futboll

Sahiti: Kjo fitore, një çlirim për futbollistët në aspektin emocional

Nga: Kemajl Goca Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 19:14
Muharrem Sahiti

Fitorja e kombëtares së Kosovës me rezultat 4:3 kundër Letonisë, pa dyshim se do të mbetet në kujtesën e secilit për një kohë të gjatë. Sepse është arritur me një përmbysje spektakolare në miqësoren që u luajt në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Deri në minutën e 86-të, Letonia ka qenë në epërsi me 2:3, por ndodhi mrekullia, mbi të gjitha karakteri i fortë i djelmoshave tanë sidomos trajneri i kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti, rrezikoi së tepërmi në vijën e sulmit. Ai me lojë ofensive detyroi Letoninë të kapitulloi në çastet e fundit.

“Bota sot”: Një ndeshje dramatike deri në fund, a keni besuar në finish se do ta përmbysni Letoninë?

Muharrem Sahiti: Ne kemi shpresuar, po ashtu edhe vetë lojtarët, edhe pse u krijuan disa situata jo të mira, sidomos në fazën defensive, pësuam gola në mënyrën më të lehtë. Skuadra tregoi karakter, sepse kur je në disavantazh është vështirë të kthehesh në avantazh, por djemtë e bënë. I përgëzoi për angazhim dhe kjo iu shërben lojtarëve më së shumti në të ardhmen, sepse kanë pasur ngërçin, presionin e madh për fitore. Kjo fitore është një çlirim për ta, në aspektin emocional.

“Bota sot”: Një fitore në momentin e duhur!

Muharrem Sahiti: E kam thënë dhe vazhdimisht e potencoj se Kosova me paraqitje është në rregull, nuk kemi qenë inferiorë edhe ndaj skuadrave më të mëdha. Na ka munguar kjo fitore dhe mendoj se ka ardhur në momentin e duhur, edhe pse nuk ka qenë lehtë përkundër mungesave dhe që kemi pasur të ftuar për herë të parë disa lojtarë të rinj. Kemi rrezikuar dhe në futboll për me fituar duhet me rrezikuar në sulm. E mira ka qenë se shënuam katër gola dhe e keqja që pësuam tri. Prandaj mbetet te përmirësohemi dhe t’i eliminojmë elementet e dobëta dhe të mirat t’i përforcojmë.  Mosha e re na bën shumë optimistë. Projekti më herët që ka filluar, tani do t’i vijnë frytet e asaj pune dhe organizimit. Jo gjithmonë, paralelisht si organizimi, loja rezultatet dhe sukseset shkojnë përnjëherë. Nëse flasim për kombëtaren në arenën ndërkombëtare, jemi zhvilluar, mos t’i marrim rezultatet që arritëm me kundërshtarë të fortë, sepse grupi ka qenë i vështirë. E mira ka qenë se ka ndikuar që të përforcohen dhe të zhvillohen sa më shumë e me shpejt këta djem.

“Bota sot”: A mendoni se kjo fitore kthen vetëbesimin?

Muharrem Sahiti:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat