Aguero humb ndjenjat, dërgohet në spital – Argjentina turpërohet edhe nga Nigeria

Futboll

Aguero humb ndjenjat, dërgohet në spital – Argjentina turpërohet edhe nga Nigeria

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 22:51
Sergio Aguero

Pas aksidentit të frikshëm me makinë para pak kohësh, sulmuesi i Argjentinës, Sergio Aguero ka kaluar një tjetër moment të keq.

Kjo ndodhi gjatë pushimit të pjesës së parë të ndeshjes miqësore ndaj Nigerisë.

29-vjeçari humbi ndjenjat në dhomat e zhveshjes dhe u transportua menjëherë në spital për një vizitë mjekësore më të specializuar.

Mediat britanike raportojnë se nuk bëhet fjalë për ndonjë problem shqetësues.

“Aguero ka pasur probleme në pushim, por nuk ka asgjë për tu shqetësuar”, thuhet në njoftimin e federatës.

Aguero kishte shënuar njërën nga golat në humbje.

“Sergio kishte marramendje dhe u desh të largohet pas pjesës së parë”, ka thënë trajneri Jorge Sampaoli.

Argjentina ende po ka probleme që të gjejë qetësinë sidomos në mbrojtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat