Videoja që po çmend Italinë, Ventura parashikoi gjithçka në 2009-ën

Futboll

Videoja që po çmend Italinë, Ventura parashikoi gjithçka në 2009-ën

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 23:50
Giampiero Ventura

Ata që prisnin dorëheqjen e tij menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Itali-Suedi, ndeshja që ka përjashtuar Italinë nga Botërori i ardhshëm, ka mbetur i zhgënjyer. Giampiero Ventura ka marrë kohë, në pritje për t’u këshilluar me presidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Taveçhio, një tjetër që ka vendosur gjithashtu të marrë kohë.

Pas konferencës për shtyp ku i ka kërkuar falje italianëve për rezultatin negativ, trajneri i Italisë, në një video me gazetarët e “Le Iene”, ka pranuar se do të jepte dorëheqjen, por më pas ka përgënjeshtruar gjithçka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat