Barazim pa gola mes Anglisë dhe Brazilit

Futboll

Barazim pa gola mes Anglisë dhe Brazilit

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 00:04
Foto nga ndeshja

Anglia dhe Brazilia nuk kanë arritur të shënojnë asnjë gol duke u ndarë në barazim.

Pjesa e parë e zhvilluar mes dy kombëtareve të mëdha, jo që nuk solli gola, po as raste të mira.

Në pjesën e dytë skuadrat u hapën paksa.

Philippe Coutinho ishte i pari që rrezikoi, por Joe Hart ishte në vend.

Brazili ishte më i mirë dhe arriti të krijojë edhe raste të tjera. Fillimisht provoi edhe Fernandinhon, pastaj edhe Willian, por pa sukses.

Paulinho ishte afër golin në minutën e 85-të, por portieri Hart ishte heroik dhe nuk lejoi golin.

Deri në fund nuk kishte më raste dhe kombëtaret e njohura u desh të pajtohen me barazim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat