Duka: Me një short të mirë, Shqipëria mund të kualifikohet në ‘Euro 2020’

Futboll

Duka: Me një short të mirë, Shqipëria mund të kualifikohet në ‘Euro 2020’

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 00:06
Armand Duka dhe tifozët shqiptarë

Fitore e merituar, por shumë gjëra për të korrigjuar – ky është thelbi i deklaratës së presidentit të FSHF, Armand Duka menjëherë pas rikthimit në tokën shqiptare, pak orë pas suksesit 3-2 në Antalya ndaj Turqisë.

Sipas presidentit të federatës, skuadra duhet të mësojë shumë në mënyrë që gabimet e vëna re në këtë 90 minutësh, të mos përsëriten në ndeshjet zyrtare.

“Jam i kënaqur me rezultatin e ekipit dhe me përgatitjen që i bënë ndeshjes dhe atë çfarë dhanë në fushë. Në një ndeshje miqësore është i rëndësishëm eksperimenti teknik dhe nëse merr një fitore, është një kënaqësi më shumë. Duhet të nxjerrim mësime nga gjërat që bëmë keq, për t’i korrigjuar në të ardhmen. Edhe kjo ndeshje nuk ka pasur pak gabime, por shpresojmë të mos i përsërisim më. Nuk duhet të bëjmë gabime amatoreske”, është shprehur i FSHF-së, transmeton SuperSport.

Tashmë Kombëtarja e kthen vështrimin nga ndeshjet zyrtare, për një biletë evropiane dhe Duka beson se ky grup ka mundësi reale për të na dhuruar një tjetër ëndërr.

“Euro 2020? Kam shumë besim te skuadra. Ka të gjitha mundësitë për të fituar çdo ndeshje, por s’mund të themi që jemi një skuadër e madhe, që mund të marrim tri pikët në çdo takim. Me një short të mirë, i kemi të gjitha mundësitë për të arritur në Evropianin e 2020-ës”, u shpreh Armando Duka.

Paraqitjet e skuadrës nën drejtimin e trajnerit të ri i kanë bindur pothuajse të gjithë skeptikët, por kreu i FSHF-së kërkon më shumë nga trajneri italian.

“Rruga është shumë e gjatë dhe ne kemi objektivat tona për 2020-ën, por nëse do të kualifikohemi, do të falënderojmë Panuccin dhe të tjerët. Kemi eksperienca pozitive, kur ekipi rri më shumë bashkë. Në shtator do të presim shortin”, e ka mbyllur deklaratën kreu i Federatës.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat