Low e komplimenton Rossin

Futboll

Low e komplimenton Rossin

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 12:36
Joachim Low

Gjest përgjegjësie apo deligjitimimi i trajnerit? Ajo që Daniele De Rossi bëri gjatë sfidës Itali-Suedi, ku mesfushori i Roma-s refuzoi të hynte në fushë duke kërkuar që në vend të tij të luante të dikush që mund të shënonte, ka ngjallur diskutime.

Në mbrojtje të De Rossi-t ka ndërhyrë pikërisht një emër i madh i trajningut botëror,Joachim Low.  Drejtuesi i Gjermanisë kampione në fuqi e botës ka komplimentuar lojtarin axurr: “Lexova se kishte refuzuar të hynte në lojë, sepse Italisë i duhej një sulmues, është treguar i madh”.

Trajneri i “Die Mannschaft”, në të kundërt nga Ballack që ironizoi eliminimin e Italisë, pranon: “Më vjen keq që nuk do të jetë në Botëror. Mendoj se është diçka e trishtuar, por përgëzoj suedezët. U mbrojtën mirë. Për Italinë ky mund të jetë një fillim i ri, disa lojtarë po e mbyllin karrierën e tyre, kam respektin më të madh për Buffon-in, Bonucci-n apo vetë De Rossi-n”.

Vetë protagonisti i ngjarjes, De Rossi duke rishikuar veprimin  e tij në fund të ndeshjes ka kërkuar falje: “I thashë trajnerit që duhet të fitonim, dhe përmenda emrin e Insigne, sepse në atë moment nevojiteshin sulmues, nuk e kisha me trajnerin, në fund bëra nxehmjen dhe mund të hyja edhe në fushë. Asnjë problem”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat