Po tërhiqet

Futboll

Po tërhiqet

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 13:18
Drogba

“Në një moment duhet të ndalesh. Dua të kem kohë për projektet e mia të tjera”. Një tjetër legjendë pas Andrea Pirlos dhe Ksavi Hernandezit, pritet që t’i varë këpucët në gozhdë në fund të sezonit.

Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë, Didier Drogba, ka njoftuar se do të tërhiqet nga futbolli në moshën 39-vjeçare. Aktualisht, ish-legjenda e Çelsit luan për Feniks Rajzing në USL dhe lajmin e dha gjatë një prononcimi për “RMC Sport”:

“Doni një lajm të bujshëm? Viti i ardhshëm do të jetë i fundit për mua”. Drogba, i cili emrin e tij e bëri gjatë 9 viteve të tij në “Stamford Bridge”, shënoi 164 gola në 381 ndeshje dhe fitoi 12 trofe të rëndësishëm në Londër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat