Maldini: Asnjë ndryshim në kombëtare që 15 vjet - Bota Sot
Maldini: Asnjë ndryshim në kombëtare që 15 vjet

Futboll

E shtunë, 16 dhjetor 2017

Maldini: Asnjë ndryshim në kombëtare që 15 vjet

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 14:06
Paolo Maldini

Paolo Maldini ka pohuar se ai nuk ka parë ndonjë ndryshim në kombëtaren italiane në 15 vitet e fundit.

Maldini ka luajtur 126 ndeshje për Italinë para se të pensionohet nga kombëtarja në vitin 2002 dhe legjendari ja ka vënë fajin Federatës Italiane të Futbollit (FIGC) dhe hezitimit të federatës për të ndryshuar.

Sipas tij, ai ka parë fytyrat e njëjta tash e 15 vjet.

“Nga një zhgënjim i tillë ne mund të filojmë punën dhe ta shfrytëzojmë si mundësi”.

“Ne duhet të rindërtohemi që nga baza dhe të ballafaqohemi me të ardhmen pa frikë, por ende shoh fytyra të njëjta në futbollin italian që prej se u pensionova para 15 vitesh”, theksoi Maldini.

Legjendari Maldini është lënë jashtë proceseve të futbollit italian. Tifozët gjithmonë kanë kërkuar përfshirjen e tij në proceset reformuese të futbollit italian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test