Klopp në spital

Futboll

Klopp në spital

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 16:36
Jurgen Klopp

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka pasur një problem shëndetësor dhe si pasojë e kësaj u shtrua në spital. Ai ka munguar në seancën stërvitore për shkak të një problemi shëndetësor. Klopp është transportuar në spital pasi ka lajmëruar ndihmësit e tij që nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithsesi, nuk duhet asnjë ndërhyrje kirurgjikale dhe raportohet se trajneri ndihet më mirë. Si pasojë, Klopp nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në seancën e radhës stërvitore të Liverpool dhe është e paqartë se kur do të rikthehet. “Jurgen Klopp është shtruar në spital ditën e sotme si masë parandaluese, pasi ndihej i sëmurë”, bëhet e ditur nga klubi i “Redsave”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat