Renova ‘kërcënon’ Vardarin

Futboll

Renova ‘kërcënon’ Vardarin

Nga: Kemajl Goca Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 19:24
Ilustrim

Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës kërkon tri pikë në ballafaqim me kampionin në fuqi Vardarin nga Shkupi, në ndeshjen e javës së 15-të të Kampionatit të Maqedonisë në futboll. Në stadiumin e Qytetit në Tetovë nesër (13.00) pritet një atmosferë e bukur sportive dhe Renova “kërcënon” kundërshtarin, se do të kthehet pa pikë.

Renova është në formë të mirë dhe pothuajse në shumicën e rasteve ka qenë e papërshtatshme për Vardarin. Gjithçka është gatshme nga ana e drejtuesve të klubit Renova për këtë sfidë të madhe dhe që premtojnë se do djelmoshat e tyre do të dhurojnë lojë të bukur. Renova aktualisht renditet në vend të pestë me 17 pikë, ka dy ndeshje me pak se Vardari që është në pozitën e dytë me 23 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat