Lewandowski i bën kërkesë Bayernit: Blejeni edhe një sulmues

Futboll

Lewandowski i bën kërkesë Bayernit: Blejeni edhe një sulmues

Më: 15 nëntor 2017 Në ora: 23:50
Robert Lewandowski

Reprezentuesi polak kërkon një lojtar që mund ta zëvendësojë atë në pozitën e sulmuesit.

Robert Lewandowski kërkon nga drejtuesit e Bayern Munichut që të nënshkruajnë me një sulmues tjetër, në mënyrë që t’ia lehtësojnë edhe atij dinamikën e një sezoni të gjatë dhe të vështirë.

Reprezentuesi i Polonisë ka luajtur në të gjitha 11 ndeshjet e Bayernit këtë sezon duke realizuar edhe 11 gola.

“Do të ishte një opsion shumë i mirë po të nënshkruanim me një sulmues të ri dhe të uritur i cili dëshiron të mësojë nga ata që kanë më shumë përvojë”, ka thënë Lewa për Bild.

“Edhe për mua do të ishte më lehtësuese po të luaja 15 ose 20 minuta më pak, pasi në këtë mënyrë do të kem më shumë energji për ndeshjet tjera dhe mundësi më të mira për të qëndruar fit, e do të minimizoja rrezikun nga lëndimet”, ka shtuar ai.

Sipas gazetës Bild, Kasper Dolberg i Ajaxit është një prej objektivave të skuadrës për t’u transferuar në Allianz Arena gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat