Kombëtaret e kualifikuara në Kampionatin Botëror dhe sa shqiptar mund të jenë!

Futboll

Kombëtaret e kualifikuara në Kampionatin Botëror dhe sa shqiptar mund të jenë!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 11:28
Kombëtaret e kualifkuara

Gjithçka është e qartë për kombëtaret e kualifikuara në Kampionatin Botëror – Rusia 2018” në futboll. Kampionati mbahet në verën e ardhshme përkatësisht gjatë muajit qershor e korrik.

Kombëtaret e kualifikuara janë: Gjermania, Rusia, Brazili, Portugalia, Argjentina, Belgjika, Polonia, Franca, Spanja, Peruja, Zvicra, Anglia, Kolumbia, Kroacia, Meksika, Uruguai, Danimarka, Suedia, Islanda, Kosta Rika,Tunizia. Egjipti, Senegali, Irani, Serbia, Nigeria, Japonia,  Maroku, Panama, Koreja Jugore, Arabia Saudite dhe Australia.

Në Kampionatin Botëror ka mundësi të janë deri në shtatë shqiptarë. Zvicra me Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Valon Behramin, Blerim Xhemailin dhe Admir Mehmedin, ndërsa Gjermania me Shkodran Mustafin dhe Danimarka me Riza Durmishin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat