Luftëtari: FSHF-ja mbështet gjyqtarët kamikazë si Blerim Ziri!

Futboll

Luftëtari: FSHF-ja mbështet gjyqtarët kamikazë si Blerim Ziri!

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 12:06
Lojtarët e Luftëtarit

Luftëtari ndihet i vjedhur nga “xhaketat e zeza”, teksa e ka konsideruar kryesorin Blerim Ziri pas humbjes me Teutën një bastard, që duhet zhdukur nga fushat e futbollit. Presidenti Grigor Tavo kërcënoi se mund ta tërhiqte skuadrën nga gara, duke qenë se është “keqtrajtuar” rregullisht nga gjyqtarët, ndërsa disa orë më vonë ka ardhur edhe qëndrimi zyrtar i klubit gjirokastrit, raporton telesport. Përmes një deklarate për shtyp, bluzinjtë bëjnë me dije: “Klubi i Futbollit “Luftëtari” dënon me forcë aktet e turpshme, që kanë ndodhur sot në takimin Luftëtari-Teuta. Një gjyqtar bastard si Blerim Ziri paracaktoi dhe denigroi një ndeshje futbolli, që vetëm sportivitet nuk shfaqi. Por kjo nuk është hera e parë që Ziri, i komanduar nga të tjerë “Zira”, masakron Luftëtarin. Në takimin përballë Turbinës në Cërrik, bastardi përvetësoi atë që çanta e mikut të tij i solli.

Dhe sot në Gjirokastër i ktheu borxhin. Atëherë, Luftëtari denoncoi pranë FSHF-së me video dhe foto atë që ndodhi. Askush nuk u dënua. FSHF-ja mbështeti dhe vijon të mbështesë kamikazët e saj. Ziri nuk u dënua, as pezullua. Përkundrazi, vijon të masakrojë me devotshmëri ata që përpiqen të luajnë sport të pastër. Ziri erdhi në takimin ndaj Vllaznisë, dëmtoi Luftëtarin dhe askush nuk mori asnjë masë. Nuk e dimë ku e gjen mbështetjen një arbitër, që tallet me mijëra tifozë, me një qytet të tërë dhe në fund nuk merr asnjë dënim. Gara është prishur dhe organizatorët e saj nuk duan t’ia dinë. FSHF ASNJEHERE NUK KA PERJASHTUAR DIKE PERJETESISHT NGA GJYKIMI. MOMENTI KA ARDHUR, SHPETONI SPORTIN”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat