E godita me grusht...

Futboll

E godita me grusht...

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 14:45
Osvaldo gjatë një momentit

Një gjeni i çrregullt. I fortë, por jo konstant. Një talent i shpërdoruar. Osvaldo mund të ishte një sulmues shumë i mirë, por ka zgjedhur një rrugë tjetër në rrugën e tij: shpirt rebeli me pasion për rrokun. Kur muzika që të rrjedh në vena ndizet nga notat e tingullit tënd të preferuar nuk ka asgjë që të mban më. Kështu, ish-sulmuesi argjentinas nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka ndjekur instinktin e tij, në jetën e futbollistit, por edhe në atë të këngëtarit, liderit të grupit “Barrio Viejo”.

Në moshën 30-vjeçare ai ishte lodhur me futbollin, grumbullimet, stërvitjet dhe trajnerët që donin ta “burgosnin” në modulet e tyre. Nga Italia te Boca Juniors, ky ka qenë udhëtimi i fundit si futbollist profesionist. Në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”, ai ka rrëfyer një pjesë të jetës së ti. E ka bërë me zemër të hapur, pa frikë, në mënyrën e tij.

Te Boca Juniors kam vendosur t’i jap fund me futbollin, – ka pranuar Osvaldo. – Shumë thashetheme dhe nuk ndihesha i lirë as të dilja. Më akne ardhur edhe disa oferta interesante nga Kina dhe nga disa klube që luajnë në Champions, por futbolli nuk ishte më bota ime. Dhe kam pyetur veten se çfarë doja në të vërtetë: para parave zgjedh një ‘asado’ (missh të pjekur në zgarë) dhe një birrë.

Në dhjetorin e 2016-ës i ka thënë jo Jorge Sampaoli-t, trajneri i Sevilla-s në atë kohë, të cilit i duhej një sulmues që të shënonte gola. Osvaldo refuzoi sepse nuk mund të hiqte dorë nga “Cosquín Rock” (festival argjentinas). Ka qenë një bisedë e sinqertë dhe diplomatike. Por me Roberto Mancini-n gjërat kanë shkuar ndryshe dhe lamtumira nga Inter ka qenë tronditëse.

“Pas një ndeshje me Juventus-in e godita me grusht, – ka zbuluar Osvaldo. – Ai më tha: Do të zihemi? Ok, por mos ma thuaj para të gjithëve. Nëse nuk do të më kishte larguar, autoriteti i tij do të binte. Por kishte të drejtë, kam shkuar te zyra e tij duke qarë sepse më vinte turp nga ajo që kisha bërë. Mancini është i madh”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat