Shkëndijës ashtu si i ka hije, Renova nuk ia doli!

Futboll

Shkëndijës ashtu si i ka hije, Renova nuk ia doli!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 14:54
Lojtarët e Shkëndijes

Shkëndija nga Tetova importoi tri pikë të mëdha nga Kratova, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:0 Sileksit, në ndeshjen e javës së 15-të të Kampionatit të Maqedonisë në futboll. Stenio Junior në minutën e 51-të dhe Besart Ibraimi në atë të 73-tën, siguruan fitoren e Shkëndijes e cila kryeson renditjen me 37 pikë, kurse Sileksi mban pozitën e katërt me 22 sosh.

Renova nga Xhepçishti i Tetovës nuk ia doli në përballje me kampionin në fuqi, Vardarin nga Shkupi. Renova mposhtet me rezultat 5:2 nga Vardari, në ndeshjen që u luajt në Tetovë. Për Renovën shënuan: Argjent Gafuri (26' e 32') dhe për Vardarin: Velija (5'-autogol), Bllazhevski (13'), Maksimov (30'), Felipe (45') dhe Ytalo (90'). Vardari ka 26 pikë dhe mban vendin e dytë, por ka dy takime me pak, kurse Renova renditet në pozitën e 6-të me 17 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat