Kur fillon afati kalimtar?

Futboll

Kur fillon afati kalimtar?

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 18:47
Pamje nga një ndeshje

Në Federata e Futbollit e Kosovës ka caktuar terminet e afateve kalimtare për futbollistët me kontrata profesionale për nivelin superior, si dhe fillimin dhe përfundimin e edicioneve garuese për dy edicione. Për edicionin aktual te meshkujt afati kalimtar i dimrit fillon më 01 janar dhe përfundon më 31 janar, derisa kampionati përfundon më 27 maj të vitit të ardhshëm. Edicioni garues 2018/19 do të fillojë më 18 gusht dhe do të përfundojë më 16.06.2019. Ndërkohë, afati kalimtar i verës fillon më 18.06.2018, derisa ai i dimrit fillon më 01.01.2019 dhe mbyllet më 31.01.2019. Tek femrat, edicioni garues 2018/19 fillon më 01.09.2018 dhe përfundon më 26.05.2019, derisa afati kalimtar i verës fillon më 01.07.2018, kurse afati i dimrit fillon më 01.02.2019 dhe përfundon më 26.05.2019.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat