Emery: Nuk largohet Neymari!

Futboll

Emery: Nuk largohet Neymari!

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 19:38
Unai Emery

Trajneri i PSG-së, Unai Emery, ka deklaruar se sulmuesi brazilian nuk do të largohet. Për brazilianin ka ditë që raportohet se mund t’i bashkohet kampionit në fuqi të Evropës, Real Madridit. Neymar u raportua se po kërkon shkarkimin e trajnerit spanjoll. E gjithë kjo pas tensioneve në klubin parisien mes trajnerit dhe futbollistit brazilian. Kësaj i ka ndihmuar edhe përplasja edhe me sulmuesin Edinson Cavanit, ku këtij të fundit i mbajti anën edhe trajneri Emery. “Klubi dhe presidenti e donin Neymarin kur e transferuan prej Barcelonës dhe ai do të qëndrojë. Ai nuk po mundet aktualisht të përshtatet. Po bëjmë çmos t’i ndihmojmë”, ka thënë Emery.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat