Përplasje mes Ramosit dhe Ronaldos

Futboll

Përplasje mes Ramosit dhe Ronaldos

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 06:12
Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos kanë fituar gjithçka me Realin (Getty Images)

Real Madridi është në telashe të mëdha sa i përket raporteve mes lojtarëve kryesor të skuadrës.

E përditshmja spanjolle, “Marca” shkruan se Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo nuk flasim mes veti.

Portugezi thuhet se ka akuzuar fazën mbrojtëse të skuadrës për shfaqjet e dobëta të Los Blancos, e cila ka bërë që të jetë tetë pikë pas liderit, Barcelonës.

Shkaktar i humbjes ndaj Tottenham Hotpsurs në Ligën e Kampionëve sipas Ronaldos ishin edhe largimet e James Rodriguezit, Pepes dhe Alvaro Moratas.

Por, të kundërtën mendon Ramos duke iu kundërpërgjigjur portugezit se Reali triumfoi kundër Manchester Unitedit dhe Barcelonës me lojtarët e rinj.

Theksojmë se treshja e larguar ishin aleatë të Ronaldos, përfshirë Fabio Coentraon, derisa Rodriguez ishte shok i ngushtë i portugezit.

Ramosi thuhet se ka raporte të mira me Nachon, Marco Asension dhe Dani Ceballosin, derisa ka fituar besimin e lojtarëve kyç si Dani Carvajal dhe Isco.

Kujtojmë se gjatë fundjavës Reali do të takohet me Atletico Madridin në Wanda Metropolitana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat