Iniesta u tregua i madh, ia lë penalltinë Ramosit për t’ia dedikuar djalit të tij në ditën më speciale të vitit

Futboll

Iniesta u tregua i madh, ia lë penalltinë Ramosit për t’ia dedikuar djalit të tij në ditën më speciale të vitit

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 06:27
Ramos duke festuar golin së bashku me Andres Iniestan dhe Gerard Piquen

Kombëtarja e Spanjës ka barazuar në një miqësore luksi me Rusinë me rezultat 3-3.

Spanjollët kishin fitoren në duar por në fund rusët arritën të barazonin rezultatin për t’iu shmangur humbjes.

Dy gola për Spanjën u realizuan nga kapiteni Sergio Ramos ndërsa një tjetër nga mbrojtësi i majtë Jordi Alba.

Ramos dëshironte me çdo kusht të shënonte në këtë sfidë dhe ia arriti një gjëje të tillë.

Mbrojtësi i Real Madrid kishte një arsyeje të fortë për të shënuar gol, pasi dëshironte t’ia kushtonte djalit të tij Marco i lindur më 14 nëntor të vitit 2015.

Fillimisht mbrojtësi i ‘Los Blancos’, i kërkoi Marco Asesnsios t’ia lë një gjuajtje të lirë por nuk ia doli të shënonte gol.

E golin Ramos e arriti falë zemërgjerësisë së Andres Iniestas i cili edhe ia la penalltinë.

Mediat spanjolle kanë zbuluar edhe fjalët që ka përdorur Ramos duke ia kërkuar penalltinë Iniestas.

“Andres është e imja kjo penallti. E radhës do të jetë për ty. Është ditëlindja e djalit tim”, i tha Ramos mesfushorit të Barcelonës i cili nuk hezitoi dhe e la ta ekzekutojë penalltinë.

Por në pjesën e dytë, Ramos arriti ta shënoj edhe një gol tjetër nga penalltia, pasi kësaj radhe Iniesta nuk ishte në fushë.

Dy gola për ditëlindjen e dytë të djalit të tij, Ramos është shprehur shumë i lumtur për këtë gjë.

Gjithsesi gjesti i Iniestas për t’ia lënë penalltinë është përshëndetur shumë në Spanjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat