Nainggolan nuk ia del, Roma pa belgun në derbi ndaj Lazios

Futboll

Nainggolan nuk ia del, Roma pa belgun në derbi ndaj Lazios

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 07:00
Radja Nainggolan

Roma ka marrë një lajm të keq nga infermieria për Radja Nainggolanin.

Mesfushori belg ka pësuar lëndim me Kombëtaren e tij dhe u detyrua të largohet para kohe nga grumbullimi.

Nainggolan ishte kthyer në Romë për tu riaftësuar, por megjithatë ai nuk ia ka dalë të bëhet gati.

Kësisoj ‘Ninja’ do të jetë mungesa e madhe e Romës në derbin e së shtunës përballë Lazios.

Belgu nuk ia ka dalë të riaftësohet dhe do të jetë një mungesë për trajnerin Eusebio Di Francesco.

Në pozitën e Nainggolanit, pritet të startojë talenti i madh italian Lorenzo Pellegrini që ka pasur paraqitje të mira me Romën këtë edicion.

Roma aktualisht zë pozitën e pestë në tabelë me 27 pikë të grumbulluara, një më pak se Lazio në pozitën e katërt.

Kujtojmë që ‘Giallorosët’ dhe ‘Biancocelestët’ kanë nga një ndeshje më pak se skuadrat tjera ndaj Sampdorias respektivisht Udineses.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat