Luftëtari ironizon FSHF-në

Futboll

Luftëtari ironizon FSHF-në

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 11:02
Pamje e stadiumit

Ka mjaftuar ndryshimi i kalendarit për ndeshjen me Laçin, që Luftëtari të bëjë publikisht ironi me FSHF-në.

“Vëmendje!!! Nga ana e klubit tonë do të bëhet kërkesë në Federatën Shqiptare të Futbollit, që ndeshja Luftëtari-Laçi, dt 20.11.2017 ora 14:00, të luhet në dt. 21.11.2017 ora 09:00 (në mëngjes). Klubi jonë shpreson shumë në mirëkuptimin e federatës!”, shkruante klubi.

Pa kaluar shumë minuta kanë hedhur postimin e radhës, duke shtuar dozën e talljes, ndërsa shtonin që ishin gati ta luanin edhe në mbrëmje vonë këtë takim, paçka se stadiumi “Gjirokastra” nuk ka impiant ndriçimi.

“Klubit tonë, ky i duket një orar dhe ditë e papërshtatshme, prandaj shpresojmë në mirëkuptimin e federatës dhe caktimin e ndeshjes për ditën e martë në orën 09:00 ose në 21:00”, shkruante ndërsa të tjera klubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat