Gjermania më e fortë

Futboll

Gjermania më e fortë

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 11:04
Jerome Boateng

Gjermania mund të bëjë kërdinë në Kupën e Botës, që do të zhvillohet verën e ardhshme në Rusi. Kampioni i botës në fuqi me “Pancerat”, Jerome Boateng, ka shumë besim se skuadra e Joakim Lowe do të përsëritë suksesin e arritur në “Brazil 2014”.

“Jemi rritur në cdo repart, falë grumbullimit të lojtarëve të rinj, që janë shumë të uritur. Që kur jam në kombëtare, kemi mbrojtjen më të mirë, ndërsa në mesfushë jemi forcuar shumë me lojtarë të tillë si Goretzka e Can, ndërsa Sané ofron një alternativë më shumë. Jemi më shumë fat që në sulm është afruar Timo Werner.”

Përfaqësuesja e Gjermanisë ka pësuar ndryshime të shumta këto katër vitet e fundit. Joakim Lowe, nga 11-shja që triumfoi në Brazil (Neuer; Lahm, Hummels, Boateng, Höwedes; Schweinsteiger, Kramer; Mueller, Kroos, Özil; Klose) ka kaluar te formacioni që mposhti Azerbajxhanin në ndeshjen e fundit kualifikuese të “Rusi 2018” (Leno; Kimmich, Mustafi, Sule; Can; Brandt, Goretzka, Mueller, Sané; Stindl, Wagner). Me një fjalë, ndryshojnë futbollistët, por rezultatet janë po ato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat