Koke: Griezmann është i lirë të largohet nga Atletico

Futboll

Koke: Griezmann është i lirë të largohet nga Atletico

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 12:25
Koke dhe Griezmann kanë një marrëdhënie të mirë shoqërore mes vete

Mesfushori i Atletico Madrdit, Koke ka deklaruar se bashkëlojtari i tij, Antoine Griezmann është i lirë të largohet nga klubi, por beson se ai nuk dëshiron ta bëjë një gjë të tillë.

Futbollisti francez ka qenë i lidhur me një largim nga Atletico me Barcelonën, Paris Saint-Germain dhe Manchester Unitedin që kanë shprehur interesim për shërbimet e tij.

Me të ardhmen e tij të pazgjidhur dhe me francezin që ende nuk ka pohuar as mohuar një largim nga Atletico, gjithçka është e hapur të ndodh.

Bashkëlojtari i tij te Atletico, Koke ka folur për mediat spanjolle ku ka thënë se Griezmann mund të largohet nga klubi, por që nuk e beson se ai dëshiron një gjë të tillë.

“Griezmann kishte mundësi të largohej pas sezonit të kaluar, por ai nuk e bëri”, ka thënë fillimisht Koke për Diario AS.

“Mendoj se ai tregon se i pëlqen klubi dhe dëshiron të qëndrojë, por natyrisht nëse ka ndonjë që nuk e pëlqen këtu, ata janë të lirë të largohen pasi klubi dëshiron vetëm lojtarë të angazhuar”.

“Nëse lojtarët nuk janë të angazhuar të gjithë atë që duhet të bëjnë është të kërkojnë një transferim sepse të vetmit njerëz që duhet të jenë në klub janë ata që kanë të gjithë fokusin e tyre në të”.

“Unë besoj se Griezmann është i angazhuar. Ndoshta në muajin e fundit nuk kemi qenë mirë, por jemi duke u përmirësuar si ekip”, përfundoi mesfushori spanjoll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat