Dëshpëron Prishtina, Drenica e lë pa fjalë

Futboll

Dëshpëron Prishtina, Drenica e lë pa fjalë

Nga: K.Goca Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 14:57
Pamje nga ndeshje e sotme

Drenica nga Skenderaj importoi tri pikë të mëdha në duel me Prishtinën, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas. Prishtina ka qenë në cilësinë e vendasit, për faktin se stadiumi në kryeqytet është duke u rinovuar, por ka dëshpëruar me humbjen me rezultat 2:0 nga Drenica, në ndeshjen e javës së 15-të të elitës së futbollit të Kosovës.  Sulmuesit e Prishtinës patën disa raste të mira, por nuk kanë qenë të shkathët t’i realizojnë. Në minutën e 21-të, Genc Hamiti asiston bukur te Abazi i cili shënon për 0:1. Duhet theksuar se në minutën e 54-të, Januzi nuk arrin nga 2-3 metra ta dërgojë topin në rrjetë dhe të barazoi rezultatin. Në çastet e fundit pikërisht në minutën e 89-të, Dajaku asistoi deri te Genc Hamiti i cili thellon fitoren në 0:2. Drenica aktualisht mban vendin e nëntë me 21 pikë, por gjithnjë e më afër kreut të tabelës, kur Prishtina tani për tani renditet në pozitën e dytë me 25 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat