Ish i futbollistit i IMK Çelikut nga Ferizaj, Ahmet Sylejmani, tregon për futbollistin e talentuar të asaj kohe, Nexhat Tërstenën, në vitin 1981, të cilin e kishin krahasuar me një lojtar të shquar. “Nexhati ka qenë lojtar me perspektiv, shumë i mirë, qendërsulmues dhe atëkohë e krahasonin me tiparet e Dushan Bajeviçit të Velezhit nga Mostari”, tregon për gazetën kombëtare "Bota sot", Sylejmani. Milici famëkeq serb, Momir Spasiq, atëherë lojtar i Borcit të Ferizajt, e arrestoi në stërvitje Tërstenën (18 vjeç), me pretekstin se ka qenë njëri nga organizatorët e demonstratave në vitin 1981.
Në atë periudhë trajner ka qenë Bahri Shemsedini, por i paforcë përballë regjimit komunist. Kohën kur arrestohet Nexhati, a reagoi trajneri? “Jo vetëm trajneri Bahri, por reagimi ka qenë i gjithë nesh kur u arrestua Nexhati. Sepse duke e ditur se e gjitha ka qenë për çështjen kombëtare”, përgjigjet Sylejmani. Tërstena ishte dënuar me 10 vjet burgim, por i kishte mbajtur vetëm pesë prej tyre dhe për gjatë asaj kohe ishte torturuar në mënyrën më çnjerëzore nga milicia komuniste ish-jugosllave dhe shoveniste serbiane.