Sylejmani: IMK Çeliku ka dhënë edhe shumë për sensibilizimin e çështjes kombëtare

Futboll

Sylejmani: IMK Çeliku ka dhënë edhe shumë për sensibilizimin e çështjes kombëtare

Nga: Kemajl Goca Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 15:37
Ahmet Sylejmani

Ahmet Sylejmani, ish futbollist dhe tani trajner i IMK Çelikut nga Ferizaj,  është krenarë që klubi i tij ka dhënë shumë për çështje kombëtare dhe sidomos kohën e demonstratave të vitit 1981. “Kemi qenë të mobilizuar si Fabrikë e Tubave, futbollistët e IMK Çelikut, gjithmonë në vijën kombëtare dhe i kemi bërë punë tona që i takon kohës.  IMK Çeliku ka dhënë edhe shumë për sensibilizimin e çështjes kombëtare, ka pasur të burgosur, po ashtu ka dhënë luftëtar në UÇK-së, si Dëshmori i Lirisë komandanti Ramadan Rexhepi – Adidasi, i cili ka qenë lojtar i skuadrës tonë”, për gazetën kombëtare “Bota sot”, Sylejmani, i cili në vitet 1991 e këndej ka qenë kryetar i Lidhjes Regjionale të Futbollit për Ferizaj, si dhe pas luftës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat