Dy yje kthehen te Manchester Utd

Futboll

Dy yje kthehen te Manchester Utd

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 16:50
Ibra e Pogba

Futbollistët Zlatan Ibrahimoviç dhe Paul Pogba janë të dy të gatshëm për Manchester Utd kundër Newcastles, ka konfirmuar Jose Mourinho. Ibrahimoviç nuk është shfaqur për “Djajtë e Kuq” që nga prilli, pas një lëndimi të rëndë në gju, sikurse edhe Pogba pas një lëndimi të rëndë në shtator gjatë fitores ndaj Baselit në Champions League. Por, të dy janë të gatshëm të kthehen, së bashku me Marcos Rojo, i cili ka lënë pas një lëndim ë gjunjë. “Lojtarët që qëndruan këtu dhe janë duke u shëruar nga dëmtimet, madje edhe ato që po shërohen nga lëndimet e mëdha, janë të gatshëm të luajnë”, tha Mourinho.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat