Sadriu: Shpresoj një ditë të kemi kushte të nivelit europian

Futboll

Sadriu: Shpresoj një ditë të kemi kushte të nivelit europian

Nga: Kemajl Goca Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 16:54
Leard Sadriu

Kosova ka një numër të madh të futbollistëve të talentuar dhe që një ditë do të jenë edhe bartës të lojës në përbërjen e parë të skuadrave seniore. Në vitet e fundit i kushtohet shumë rëndësi kategorive të reja dhe që po japin fryte, më së miri e dëshmojnë edhe rezultatet që po arrijnë me kombëtare për grupmoshat U-21, U-19 dhe U-17. 

Ndër talentet e mëdhenj që po vjen pa dyshim është edhe Leard Sadriu. Ai luan në rolin e mbrojtësit dhe shquhet me angazhim, për të cilin para pak ditëve ka thur elozhe edhe trajner i kombëtares së Kosovës U-17, Besnik Kollari. Kur Kosova U-17 humbi me rezultat 3:1 nga Hungaria, Kollari kishte deklaruar: “U ndje mungesa e Leard Sadriut, por ne bëmë më të mirën të mundshme në këto momente”. Sadriu ka synime që të përsoset sa më shumë në rolin e tij dhe ta ndihmojë skuadrën e juniorëve të Ferizajt po ashtu edhe kombëtaren e Kosovës U-17.

“Synimet me ekipin e juniorëve të Ferizajt janë të qarta, pasi që ndodhemi në Ligën e Parë, mëtojmë që të rikthehemi sa më shpejt aty, ku edhe e kemi vendin në Superligën e juniorëve. Aktualisht kryesojmë në Ligën e parë, ndërsa me ekipin e kadetëve nuk kemi ndonjë qëllim, pasi që për momentin ndodhemi ne mesin e tabelës në Superligë”, thotë Sadriu për gazetën kombëtare “Bota sot”. Djaloshi tregon se gjithmonë kishte synime të bëhet futbollist dhe është i lumtur që ka arritur të jetë pjesë e kombëtares U-17. “Dëshira ime për të qenë një futbollist ishte shumë e hershme,  gjithmonë kam pasur përkrahjen nga familja e ngushtë në veçanti nga babai im, Refiku, fatmirësisht...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat