Interi me transferim nga Atletico Madrid

Futboll

Interi me transferim nga Atletico Madrid

Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 17:11
Jose Maria Gimenez

Inter po mendon për transferimet e para që do t’i bëjë në fund të sezonit.

Skuadra nga Serie A, ke gjetur zëvendësuesin e mbrojtësit brazilian, Miranda.

Sikurse Miranda, edhe pasuesi i tij vjen nga Spanja, konkretisht nga skuadra e Atletico Madrid.

Image

‘Corriere dello Sport’ njofton se Interi është i interesuar të nënshkruajë me mbrojtësin e Atletico Madrid, Jose Maria Gimenez, në fund të sezonit.

Gimenez që është 22 vjeçar, ka klauzolën e lirimit 65 milionë euro, por Interi shpreson të arrijë një marrëveshje me Atleticon, për të zbritur çmimin e tij.

Reprezentuesi i Uruguait po ashtu po kërkohet nga Juventus, Roma, Liverpool dhe Manchester United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat