Borussia Dortmund ka pësuar edhe humbjen e tretë më radhë në Bundesligë.
‘Milionerët’ në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të të Bundesligës, janë mposhtur në udhëtim nga Stuttgarti, me rezultat 2:1.
Akolo në minutën e 5’ i dha epërsinë vendasve.
Dortmundi arriti barazimin në minutën e 45’, kur shënoi Philipp.
Golin e tre pikëve për Stuttgartin, e realizoi Brekalo, në minutën e 51’.