Chapecoense nga lotët në festë, bën “mrekullinë” në Brazil

Futboll

Chapecoense nga lotët në festë, bën “mrekullinë” në Brazil

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 07:14
Chapecoense

Chapecoense ka arritur të garantojë praninë në Brasilerao, kategoria elitare e futbollit në kampionatin brazilian. Klubi i goditur nga tragjedia më e madhe e kohëve të fundit me vdekjen e 19 futbollistëve si pasojë e një aksidenti ajror, më 28 nëntor të vitit të kaluar, fitoi 2-1 ndaj Vitoria me gola të Arthur dhe Tulio de Melo duke siguruar “shpëtimin”, tre javë para fundit. Skuadra bardhegjelbër, me një përbërje krejtësisht të re futbollistësh, ngjitet në kuotën e 47 pikëve, në vendin e dhjetë.

Një “mbijetesë” e fituar në fushën e lojës. Federatat Braziliane e Futbollist vendosi bashkë me klubet e tjera që për tre sezone, Chape nuk do të binte një kategori më poshtë, sepse skuadra kishte nevojë të rindërtohej pas tragjedisë ajrore. Megjithatë, ky klub e kishte refuzuar privilegjin dhe fitorja 2-1, edhe pse e nisi ndeshjen në disavantazh, i ka dhënë mundësinë skuadrës të festojë arritjen e objektivit. Festa ka qenë më e bukur pasi pjesë e ekipit ka qenë edhe portieri Jakson Follmann, i mbijetuari i tragjedisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat