Juventusi refuzon Fellainin

Futboll

Juventusi refuzon Fellainin

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 10:22
Marouane Fellaini

Agjenti i Marouane Fellainit iu afrua Juventusit për një lëvizje të mundshme, por kampionët e Seria A nuk janë të interesuar të nënshkruajnë me të.

Kontrata e ndërkombëtarit të Belgjikës me Manchester United skadon në fund të sezonit dhe mesfushori kohët e fundit hodhi poshtë një ofertë për të zgjatur marrëveshjen.

Megjithatë, Manchester United nuk po heq dorë nga 29-vjeçari dhe nuk ka interes për ta shitur atë në janar. Fellaini është bërë lojtar me aktivizim të rregullt nën drejtimin e Jose Mourinho, duke shënuar katër gola në nëntë ndeshje, në të gjitha garat, këtë sezon.

Menaxheri ka gjasa të ushtrojë presion mbi klubin për të siguruar që ai të qëndrojë. Kjo nuk e ka ndaluar ish-lojtarin e Evertonit që të fillojë kërkimin për një klub të ri dhe e sheh Torinon si një destinacion të mundshëm.

Burimet nga skuadra italiane kanë thënë për “Goal.com” se përfaqësuesi i Fellainit ka diskutuar me ta për një marrëveshje të mundshme, por është rrëzuar gjithçka, pasi Juventusi po synon opsione të tjera.

Skuadra e Massimiliano Allegrit po kërkon të shtojë organikën e mesfushës në të ardhmen e afërt, por nuk ka plane për të shkuar te Fellaini. Bardhezinjtë po i japin përparësi Emre Canit dhe 22-vjeçarit Leon Goretzka, të dyja jashtë kontratës në fund të sezonit.

Edhe pse drejtori i Juventusit, Giuseppe Marotta, kohët e fundit e distancoi klubin nga merkatoja e janarit. Me lojtarin e Liverpool do të përpiqen ta joshin si një nënshkrim të lirë, në verë.

Nëse gjermani e rinovon kontratën e tij në “Anfield”, torinezët do të bëjnë një shtysë për të kapur yllin e Schalke, Goretzka, të cilin e synon edhe Bayern Munich.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat