PSG ‘fluturon’ me Cavanin, +6 nga Monaco

Futboll

PSG ‘fluturon’ me Cavanin, +6 nga Monaco

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 19:27
ilustrim

Paris Saint Germain nuk di të ndalet, teksa ka marrë fitoren e 11, në kampionatin francez, në 13 javë të zhvilluara. Skuadra e drejtuar nga Emery mposhti me rezultatin 4-1 Nantes, në ‘Parc Des Princes’, dhe thelloi diferencën me Monacon, që e ndjek në vendin e dytë.

Thashëthemet për Neymar duket se kanë dhënë efektin e tyre, sepse braziliani nuk arriti të ishte protagonist në takimin e sotëm, ndonëse luajti për 90 minuta. Cavani zhbllokoi rezultatin në minutën e 38, ndërsa 4 minuta më pas, Di Maria dyfishoi shifrat. Në pjesën e dytë, Nantes rihapi sfidën, por vetëm për pak minuta, sepse PSG-ja shënoi edhe 2 gola të tjerë, me autorë argjentinasin Pastore dhe Cavanin.

Pas 13 javësh, League 1 në Francë, kryesohet nga PSG-ja me 35 pikë, e ndjekur nga Monaco me 29, Lyon me 25 dhe Marseille me 24.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat