Barça nuk ndalet, 2-golësh i Suarez

Futboll

Barça nuk ndalet, 2-golësh i Suarez

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 19:29
Barcelona

Barcelona vijon ecurinë pozitive, teksa këtë pasdite ka mposhtur me rezultatin e pastër 0-3, Leganesin. Katalanasit gjetën avantazhin që në minutën e 28 me anë të Luis Suarezit, ndërsa në të 60-ën, ishte sërish uruguaiani që dyfishoi shifrat. Rezultatin e vulosi mesfushori brazilian, Paulinho, që shënoi golin e 3-të, në minutën e fundit të lojës.

Pas kësaj fitoreje, Barcelona shkon në kuotën e 34 pikëve, pas vetëm 12 javësh, teksa ka marrë 11 fitore dhe 1 barazim. Katalanasit ndiqen nga Valencia, me 27 pikë, por që do të zbresë në fushë nesër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat