Inzaghi: Me 2 gabime në derbi, humbja është e pashmangshme

Futboll

Inzaghi: Me 2 gabime në derbi, humbja është e pashmangshme

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 22:38
Simone Inzaghi

Mjaft i zhgënjyer është shfaqur trajneri i Lazios, Simone Inzaghi, për humbjen në derbi ndaj Romës. Tekniku i bardhekaltërve është shprehur se skuadra e ka interpretuar mirë ndeshjen, por është ndëshkuar nga 2 gabime individuale, të cilat i kanë kushtuar humbjen.

“Zhvilluam një pjesë të parë të mirë dhe në pjesën e dytë mund të shfrytëzonim daljen para të Romës, por 2 gabime individuale na kushtuan shtrenjtë. Është e pamundur të fitosh një derbi, nëse gabon 2 herë në atë mënyrë si gabuam ne sot”, tha Inzaghi.

Gjithsesi, trajneri i Lazios vlerësoi performancën e skuadrës në tërësi dhe bëri thirrje për përqendrim dhe rikthim të menjëhershëm te fitorja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat