Napoli rigjen fitoren dhe ‘vret’ ëndrrën ‘Champions’ të Milani

Futboll

Napoli rigjen fitoren dhe ‘vret’ ëndrrën ‘Champions’ të Milani

Më: 18 nëntor 2017 Në ora: 22:47
Napoli - Milan

Napoli është rikthyer te fitoret, teksa ka mposhtur Milanin me rezultatin 2- dhe i ka dhënë një goditje të fortë ëndrrës së kuqezinjve për një vend në Champions. Në një takim të dominuar totalisht nga skuadra e Sarrit, Insigne dhe Zielinski, ishin futbollistët që çuan topin në rrjetën e Donnarummës dhe lanë kuqezinjtë ‘duarbosh’.

Napoli dominoi në pjesën e parë dhe krijoi disa mundësi të mira shënimi, por rrjetën e gjeti vetëm një herë, me anë të sulmuesit Lorenzo Insigne. Italiani shfrytëzoi një pasim të mirë dhe ndëshkoi Donnarummën, ndërsa VAR-i konfirmoi golin si të rregullt. Insigne pati edhe një mundësi tjetër, por goditi shtyllën e kuqezinjve, që nga ana tjetër ishin shumë pak të rrezikshëm dhe për më tepër u detyruan të zëvendësojnë edhe Suson e dëmtuar.

Edhe pjesa e dytë ka të njëjtën tablo, me Napolin që krijoi disa mundësi të mira shënimi, por forma e shkëlqyer e Donnarummës, mbajti në lojë kuqezinjtë. Pas minutës së 70’, skuadra e Montellës fillon të shikojë më tepër nga sulmi, por vetëm për 2 minuta, sepse Zielinski shënon golin e dytë për Napolin, pas një kundërsulmi të shpejtë. Goli i Romagnolit në minutën e 92-të, shërben vetëm për statistikë dhe sodisfaksion personal, sepse nuk ka më kohë për të barazuar.

Napoli vijon të kryesojë Serinë A, me 35 pikë në 13 javët e para, e ndjekur nga Juventus me 31 dhe Inter e Roma me 30. Nga ana tjetër, Milani mbetet në kuotën e 19 pikëve, shumë pak për një skuadër që synon zonën Champions.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat