Shala rikthehet pas tre muajve, ftohet nga Lyngby

Futboll

Shala rikthehet pas tre muajve, ftohet nga Lyngby

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 08:18
Herolind Shala

Herolind Shala po sheh dritë në fund të tunelit pas lëndimeve të shumta.

Mesfushori fantastik me shtetësi kosovare, ka qenë i lënduar që tre muaj dhe ka munguar për skuadrën e tij Lyngby.

Por pasi ka kaluar lëndimin ai më në fund është i gatshëm për ndeshje.

Skuadra daneze, Lyngby e ka grumbulluar futbollistin nga Kosova për ndeshjen e kampionatit ndaj Randers.

Ende nuk dihet nëse Shala do të startojë apo do të ketë vetëm disa minuta nga trajneri në pjesën e dytë.

Në ndeshjen ndaj Randers është hera e parë që Shala po grumbullohet nga Lyngby dhe pritet të bëjë debutimin e tij.

Pas 15 javëve në elitën e futbollit danez, Lyngby zë pozitën e nëntë në tabelë me 18 pikë të grumbulluara.

Kujtojmë që 25-vjeçari iu bashkua skuadrës daneze nga ajo çeke Sparta Pragë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat