Guardiola në telashe, City humbet mbrojtësin më të mirë për 6 javë

Futboll

Guardiola në telashe, City humbet mbrojtësin më të mirë për 6 javë

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 13:02
John Stones

Mbrojtësi i Manchester City, John Stones, do të mungojë nga 4 deri në 6 javë pas një dëmtimi që ka pësuar në ndeshjen e djeshme të fituar 2-0 ndaj Leicester. Lajmin e ka konfirmuar trajneri Pep Guardiola, që nuk do të ketë në dispozicion një nga lojtarët më të mirë. Stones u detyrua të dalë nga fusha e lojës në minutën e 31-të pas një tërheqje dhe u zëvendësua nga Mangala. Trajneri spanjoll shtoi se ky dëmtim është një goditje e rëndë për City, pasi 23-vjeçari ka bërë një paraqitje të shkëlqyer deri më tani në Premier League.

“John do të mungojë për një kohë të gjatë. Mendoj se është një dëmtim muskular që kërkon nga 4 deri në 6 javë kohë për t’u rikuperuar. Për fat të mirë jemi kualifikuar në Champions League dhe jemi në një pozicion të mirë edhe në Premier League, por problem është se kemi shumë ndeshje përpara dhe do të jetë e vështirë të zëvendësojmë John, që ka luajtur në mënyrë të shkëlqyer. Ai ka qenë lider në mbrojtje këtë sezon dhe do ta ndjejmë shumë mungesën e tij”, deklaroi sot trajneri Pep Goardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat