Shkupi më i mirë në derbin shqiptar

Futboll

Shkupi më i mirë në derbin shqiptar

Nga: K.G. Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 14:59

Në stadiumin në Çair është zhvilluar derbi shqiptar mes skuadrës së Shkupit dhe Renovës nga Xhepçishti i Tetovës, e cila përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat të thellë 4:1. Renova nuk ishte në elementin e saj, kurse Shkupi bëri paraqitje të shkëlqyeshme dhe arkëtoi tri pikë të mëdha.

Për Shkupin shënuan: Stojkoski (13'), Jasharovski (20' e 59') dhe Adem (71') dhe për Renovën realizoi: Jusufi (30'). Pas 16 jave Shkupi renditet në vend të gjashtë me 18 pikë, një më shumë se Renova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat