Chievo fitoi pikë me golin e Hetemajt

Futboll

Chievo fitoi pikë me golin e Hetemajt

Nga: Kemajl Goca Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 17:07
Hetemaj

Chievo nga Verona u  kthye me një pikë të madhe, duke barazuar me rezultat 1:1 në ballafaqim me Torinon. Në minutën e 14-të, Përparim Hetemaj me kokë nga afërsia heshti vendasit, duke kaluar në epërsi Chievon. Vendasit u mobilizuan dhe duke iu falënderuar Basellit barazuan rezultat 1:1 pikërisht në minutën e 34-të. Belotti dështoi nga penalltia në minutën e 74-të, kur gjuajtjen e tij e ka pritur portieri i Chievos, Sorrentino. Chievo është në vend të dhjetë me 17 pikë, një me pak se Torino që renditet në pozitën e tetë në Serie A.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat