Talenti i Ajaxit mirëpret interesimin e Barcelonës

Futboll

Talenti i Ajaxit mirëpret interesimin e Barcelonës

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 18:09
Matthijs de Ligt

Mbrojtësi i talentuar i Ajaxit, Matthijs de Ligt, ka pranuar se e mirëpret interesimin e gjigantit spanjoll, Barcelonës për shërbimet e tij.

Djaloshi i talentuar holandez është në radar të drejtorit sportivtë Barcelonës, Robert Fernandez.

Sipas mediave spanjolle është pikërisht de Light objektivi numër një i gjigantit katalunas për përforcimin e mbrojtjes.

Kjo pas në fund të sezonit pritet largimit i Javier Mascheranos dhe Thomas Vermaelenit, ndërsa edhe Gerard Pique nuk e ka të ardhmen e sigurt shkaku i moshës.

Ky interesim i Barcelonës i ka pëlqyer talentit të Ajaxit, i cili ka treguar se është pikërisht klubi katalunas i preferuari i tij.

“Ekipi im i preferuar në Spanjë është Barcelona për shkak të lidhjes që kanë me Ajaxin dhe futbollin e bukur”, ka thënë fillimisht mbrojtësi 18-vjeçar.

“Ka shumë gjëra që janë shkruar dhe unë nuk di asgjë, pse duhet të shqetësohem?”

“Çdo lojtar preket nga lidhja e tij me ekipe të shkëlqyera dhe unë nuk jam ndryshe, por nuk më intereson shumë, luaj në Ajaxin dhe jam i lumtur këtu”, përfundoi de Ligt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat