Kololli nuk gabon nga penalltia, Lausanne fiton 3:1

Futboll

Kololli nuk gabon nga penalltia, Lausanne fiton 3:1

Nga: Kemajl Goca Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 18:09
Pamje nga ndeshja e sotme

Reprezentuesi i Kosovës, Benjamin Kololli, ka qenë protagonist i fitores së thellë të Lausannes me rezultat 3:1 kundër Luzernit. Kololli në minutën e fundit ka qenë i pagabueshëm nga penalltia, duke thelluar fitoren në 3:1. Kololli u paraqit standard sikurse edhe Hekuran Kryeziu e Shkëlqim Demhasaj për Luzernin. Duhet theksuar se në minutën e 90+3 Mersim Asllani futet në lojë për Lausannen.  Campo (41’), Zarate (78’) e Kololli (90+1) shënuan për Lausannen dhe Lucas (32’)m për Luzernin. Lausanne renditet në vend të gjashtë me 19 pikë, kurse Luzerni tri pozita më poshtë me 14 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat