Avdijaj trim i fitores së Grasshoppersit

Futboll

Avdijaj trim i fitores së Grasshoppersit

Nga: Kemajl Goca Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 18:10
Albion Avdijaj

Sulmuesi shqiptar, Albion Avdijaj, është trim i fitores së Grasshoppersit me rezultat 2:0 në ballafaqim me Thun-in, në ndeshjen e javës së 15-të të elitës së futbollit zviceran.  Avdijaj futet në lojën në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 58-të, por që ndryshoi rrjedhën e lojës. Ai shënoi dy gola në minutën e 74-të dhe në atë të 85-tën.

Në golin e dytë të tij asistoi shqiptari Nedim Bajrami, ky i fundit u paraqit tërë takimin.  Grasshoppers ngjitet në vend të tretë me 23 pikë, ndërsa Thun është në pozitën e 8-të me 15 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat