Pëson 4 gola pas shumë vitesh, De Biasit po i vjen turp

Futboll

Pëson 4 gola pas shumë vitesh, De Biasit po i vjen turp

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 22:11
Gianni de Biasi

Trajneri i Alavesit, Gianni de Biasi është i turpëruar nga humbja 4:1 ndaj Getafes.

Alaves ka pësuar humbje prej 4:1 ndaj Getafes në udhëtim, humbje nga e cila po turpërohet trajneri Gianni de Biasi.

Trajneri është rebeluar shumë me rezultatin e ndeshjes dhe mënyrën se si luajti skuadra e tij.

“E kishim përgatitur ndeshjen shumë mirë, por nuk i bëmë ato që kemi bërë në stërvitje. Goli i parë ishte për fajin tonë, ndërsa penalltia na ‘vrau’. Ishte shumë bujare nga ana e arbitrit, por ata e merituan fitoren. Më vjen turp nga kjo situatë ku ndodhemi, por duhet të reagojmë patjetër në ndeshjen e ardhshme”, ka thënë De Biasi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat