Barça në negociata të avancuara, Griezmann i lumtur me këtë

Futboll

Barça në negociata të avancuara, Griezmann i lumtur me këtë

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 00:24
Umtiti dhe Griezmann gjatë një dueli në ndeshjen e fundit mes Barçës dhe Atleticos

Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann është i kënaqur me kontaktin që ka bërë Barcelona për të fituar shërbimet e tij.

Griezmann, i cili po përjeton një kohë të vështirë në Atletico, është një objektiv madhor për rivalët e tyre nga La Liga, Barcelona.

Kjo pasi klauzola e blerjes së sulmuesit francez bie nga 200 milionë në 100 milionë euro vitin e ardhshëm.

Sipas mediumit francez Telefot, zyrtarët e Barçës janë në bisedime me përfaqësuesit e Griezmann, me negociatat që përparojnë pozitivisht.

“Një largim në janar? Jo, plus ne do të kemi Diego Costan dhe Vitolon, të cilët arrijnë këtu, kështu që ne do të përpiqemi ta mbajmë lartë ekipin dhe këto dy përforcime do të bëjmë mirë”.

“Unë nuk flas për atë [transferimin] me presidentin tim”, ka thënë sulmuesi francez.

Megjithatë, në raportet e mediave franceze vazhdojnë të theksojnë se Barça do të jetë destinacioni i ardhshëm për Griezmannin.

Për sulmuesin francez në garë janë edhe Manchester Unitedi dhe Real Madridi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat