Plaku ndal Skënderbeun, Vllaznia zhytet në krizë, Flamurtari fiton në Lushnjë

Futboll

Plaku ndal Skënderbeun, Vllaznia zhytet në krizë, Flamurtari fiton në Lushnjë

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 07:26
Plaku

Kamza ndal sërish Skënderbeun, këtë herë në Korçë dhe konfirmon se barazimi I fazës së parë nuk ishte një rastësi. Skuadra e drejtuar nga Ndreu arriti të marrë një barazim 1-1, ashtu si në fazën e parë, ndërsa këtë herë edhe Sebino Plaku shijoi hakmarrjen personale ndaj korçarëve.

Skënderbeu kaloi pari në avantazh, me anë të mbrojtësit kroat, Radas, në minutën e 66’, ndërsa kapiteni Plaku barazoi për Kamzën, vetëm në minutën e 89’. 5 minutat shtesë nuk mjaftuan për të shijuar një tjetër gol, ndërsa skuadra e Ndreut konfirmoi edhe një herë se mund të përballet me këdo në Superligë.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat